Përballjet e Champions League, sot zbulohen çerekfinalistët e tjerë

Dy skuadrat e tjera çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve zbulohen mbrëmjen e kësaj të marte. Përballjet e sotme janë tejet interesante, ndërkohë që asnjëra prej skuadrave nuk e ka siguruar zyrtarisht kualifikimin, pasi rezultati i ndeshjes së parë është i ngushtë.

Në Dragao, Porto pret Interin e Simone Inzagit, ndërsa ndeshja e parë në Itali u fitua minimalisht nga zikaltrit. Portugezët do të tentojnë të sigurojnë kualifikimin edhe pse diçka e tillë duket tepër e vështirë, kjo për shkak edhe të mungesave. Në anën tjetër tek Interi vihet re mungesa e Gosens, me gjermanin i cili ka një dëmtim në muskuj.

Me interes gjithashtu pritet dhe ndeshja që luhet në Angli mes Manchester Cityt dhe Lajpcig. Përballja e parë në Gjermani u mbyll në rezultatin 1-1, ndërsa kualifikimi mbetet i hapur. Të besuarit e Pep Guardiolës vijnë me formacionin e plotë, ndërkohë gjermanët do të duhet të bëjnë sërish pa sulmuesin Nkunku. Favoritë për fitimin e përballjes dhe kalimin më tej cilësohen anglezët, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë surprizë nga miqtë.

Latest articles

Related articles