The Mercury News raportoi se, Kryeministri francez Sébastien Lecornu po kërkonte një divorc me Palantir Technologies Inc, e cila prodhon sofware analizash strategjike për sigurinë dhe inteligjencën.
Lëvizja pasoi vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump, katër ditë më parë, për të kufizuar qasjen e huaj ndaj modeleve kryesore të inteligjencës artificiale të Anthropic.
‘Franca duhet të ketë mjetet e saj,’ tha Lecornu. Pas vitesh që Evropa avokon për më shumë sovranitet dixhital, ekziston një ndjenjë e re urgjence për të ripatrializuar shërbimet kyçe të kontraktuara prej kohësh me kompanitë amerikane. Palantir, firma e kontroversuar amerikane e nxjerrjes së të dhënave e bashkëthemeluar nga miliarderi Peter Thiel, me ceo Aleks Karp, në vitin 2003, është mësuar të jetë shënjestër politike. Megjithatë, është bërë pjesë e aparatit të sigurisë së Perëndimit, duke nënshkruar marrëveshje dhe memorandume me spiunët francezë, policinë e Londrës dhe forcat e armatosura poloneze. Dhe kompania u trondit nga mënyra se si u shpalos ndarja, me një drejtues të Palantir që akuzoi Lecornun se i trajtonte vendimet e rëndësishme të sigurisë si një ‘zënkë Hollivudi.’ Lecornu emëroi një konkurrent lokal të panjohur të quajtur ChapsVision si zëvendësues të Palantir për agjencinë e saj të inteligjencës së brendshme. Por ndryshimi nuk do të ndodhë brenda natës; Palantir nënshkroi një zgjatim trevjeçar në dhjetor.”
Burimi: https://www.mercurynews.com/2026/07/28/palantirs-infamy-opens-doors-for-french-challenger/



