Shantazhoi dy adoleshentë që mos tu publikonte foto dhe video personale, pranga 27-vjeçarit në Mallakastër (EMRI)

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi shantazhonte dy adoleshente për t’ i dhënë para, që të mos iu publikonte foto dhe video personale.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Mario Rançi. Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të dy adoleshenteve 15 dhe 17 vjeç, të cilat thanë se 27-vjeçari i shantazhonte për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Mallakastër

Shantazhoi 2 adoleshente, për t’i dhënë para, që të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, menjëherë pas kallëzimit të 2 shtetaseve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles