Mjeti përplas këmbësorin në aksin Korçë-Pogradec, ndërron jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte në anë të rrugës.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa raportohet ndodhet në gjendje kritike. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja, policia po punon për identifikimin e tij.

Latest articles

Related articles