Persona të maskuar kanë hyrë në një kafene në Çarshinë e Shkupit dhe kanë ekzekutuar me armë dy shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërsa viktima janë Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni. Një person i tretë është duke lufutar me jetën pas plagëve të marra.
Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimin duke mbledhur provat e nevojshme nga vendngjarja.
Sipas informacioneve të para, vrasësit janë prezantuar si policë dhe kanë thënë se po bëjnë kontroll në bar kafenë, dhe pasi kanë identifikuar shënjestrat e tyre, kishin hapur zjarr të shpejtë dhe i kanë vrarë dy shqiptarët.
Pas vrasjes autorët kanë djegur makinën me të cilën kishin ardhur në vendngjarje, ndërsa janë zhdukur në drejtim të panjohur nga një lagje në afërsi të vendit të vrasjes.