Tragjedia në Greqi, 4 shqiptarë rezultojnë të humbur(EMRAT)


Janë 4 shqiptarë të humbur që ishin në trenin e aksidentuar në Larisa. Miqtë dhe familjarët e shqiptares Klaudja Lata që dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga treni dje në Larisa kanë bërë thirrje për gjetjen e vajzës së tyre.

Klaudia Lata është një studente 21-vjeçare ne degen Mjekësi, e cila është deklaruar e humbur nga familja. Ajo ishte pasagjere në vagonin e pare të aksidentit tragjik të përlasjes së trenave që ndodhi në Greqi.

Familja Lata është një familje emigrante në Larisa, ka njoftuar humbjen e Klaudia Latës. Shpresat që vajza e tyre të jetë një ndër të mbijetuarëve është shuar, megjithatë ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të gjetur të gjithë të humburit .

Ndërkohë në rrjetet sociale është bërë thirrje edhe për gjetjen e një shqiptari tjetër 23 vjecarit Denis Rucit. Ai ështe 23 vjec dhe ishte pasagjer ne vagonin e peste të trenit. Shqiptaret e tjere që rezultojnë të humbur janë Pavlin Bozo, punonjës në restorantin e trenit zhdukur si dhe shqiptarja tjetër Efigjenia Micka.

Pas aksidenttit te djeshem ka nisur edhe procesi I identifikimit te viktimave përmes krahasimit me mostrat e ADN

Latest articles

Related articles