“Ku është burrëria kur ti vret një vajzë?”, me pankartë në dorë, qytetari proteston i vetëm në Fier(Video)

Ngjarja tragjike që u shënua ditën e djeshme, me vdekjen e tre grave ka tronditur mbarë opinion publik.

Sot Edmond Hoxha nga Fieri ka dalë në protestë i vetëm, për krimin e rëndë, ku Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera.

“Ku është burrëria kur ti vret një vajzë, motër, nënë?”, shkruhet në pankartë ndërsa me lot në sy Edmondi tregon se vrasjet e grave janë jo vetëm dështim i shoqërisë, por dhe i një sërë mekanizmave që nuk kanë funksionuar në shtet.

46-vjeçari për media u shpreh i keqardhur që më shumë qytetarë nuk kishin dalë në protestë për këtë ngjarje të rëndë dhe të kërkonin drejtësi.

Latest articles

Related articles