“McGonigal”, sot opozita mocion me debat me Ramën, detaje nga seanca maratonë

Parlamenti do të përfshihet në një seancë maratonë ditën e sotme që do të nisë në orën 10:00.

E vetmja pikë e rendit të ditës është mocioni me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”, e kërkuar nga opozita.

Partia Demokratike e akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka lobuar tek ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal dhe e ka paguar atë për “të asgjësuar opozitën shqiptare”. Kujtojmë se McGonigal është i arrestuar në SHBA.

Minutazhi për diskutimet:

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste 750 minuta

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike 350 minuta

Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 70 minuta

Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 80 minuta

Latest articles

Related articles