Nga Zef Ndreka
Në pluralizëm, është normale që liderët e partive politike të kenë dhe të kontrollojnë vulat e tyre, të partive të tyre. Qofshin ato edhe parti përsonale apo familjare, siç është rasti i foltorës me pronarë Berishën dhe Partia e Lirisë me pronarë Metën .
Por, në situatën e krijuar pas shpalljes non grata të familjes Berisha dhe agrobacirave të tij me foltorën dhe gjykatën e shkallës së parë, lufta e përbashkët me Metën për marrjen e vulës së PD-së është më shumë se paradoks politik .
Në situatën politike që kalojmë, pyetja e mësipërme po të mos ishte përjashtuar Sali Berisha dhe vullnetarët e tij nga PD-ja, do ishte normale!
Por Berisha dhe berishistët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. “Beteja” antiamerikane nisi për arësye përsonale, për arësye morali, pasi amerikanët e damkosën Berishën për minim të sistemit të drejtësisë dhe për korrupsion.
I pa fuqishëm për tu përballur me drejtësinë përsonalisht e familjarisht, Berisha me aftësinë e një tinzari zgjodhi rrugën e gabuar të përfshirjes së një pjese të PD-së në luftën kundër SHBA-ve.
Mirë Berisha, por Meta çfarë kërkon?!
Përse e kërkon vulën e PD-së?!
Sa herë hap gojën, përse ai artikulon gjyqin dhe vulën e PD-së zyrtare?!
Ku dhe përse i dhëmb aq shumë vula?!
Demokracia me trekëndëshin e Bermudës nuk funksionon. Ky trëkëndësh e ka shkatërruar spektrin e politikës shqiptare. E kanë bërë lëmsh të ngatërruar e të pa zgjidhshëm. Vetën largimi i tyre, ose djegia e gjith lëmshit është zgjidhje.
Mjafton të vështrosh me detaje si shfaqën në parlament apo në debate politike, konstatimi i plotë i spektrit politik të habit. Socialistët janë më të djathtë se “të djathtët”!
PD-ja, me mendësinë berishiste mundohet të përfaqësojë gjithë spektrin e opozitës!
Nuk lë aspak hapsirë për partitë tradicionale të djathta si Legaliteti, Balli Kombëtar, PDK, Republikanët etj.
Jemi në vitin 2023 dhe mendësia komuniste e ’90-tës vijon.
A është e drejtë kjo dhe sa mund të zgjasë ky lloj “përfaqësimi”?
Kush i mbron politikisht pronarët, të përsekutuarit, të përndjekurit, demokratët?!
Berisha dhe Metaj?!
Pak kanë hallet e tyre përsonale e familjare e në luftë të hapur me SHBA-të dhe Europën?!
Hallet dhe lufta e tyre është rreziku më i madh për ekzistencën e PD-së. Dhe jo vetëm për PD-në, por për krejt shoqërinë shqiptare.
PD-ja sot është shndërruar në një pellg të madh ku më shumë vegjetojnë se angazhohen. Dhe kjo mund të konsiderohet si tragjedi e gjithë opozitarizmit.
Ka ardhur koha, të ndahet përfundimisht shapi nga sheqeri në PD.
Nesër me dt 3-mars shpresoj të fillojë kjo ndarje. Më pas, pa humbur kohë, kërkohet të angazhohen vizionarë për të arritur frymën e përbashkët të demokratëve dhe të gjithë opozitës.
Bashkë me vizionarë që nuk mungojnë, kërkohet edhe koha e nevojshme e sqarimit dhe frymës demokrate, frymës së fitorës.
Kokëfortësia e Berishës na lejon të themi se nuk kemi aspak respekt për 32-vitët e humbura.
Beteja absurde me mullinjtë e erës sot, se kush duhet të mbajë vulën apo kush duhet të hapë krahë, është fundi i luftës apo betejes kundër demokracisë, SHBA-ve dhe euroatlantizmit.
Fryma e fitorës, e besimit dhe Lirisë duhet të jetë primarja, që ende kërcënohet çdo ditë nga zgjatimet komuniste dhe diktatura që mundohen të mbajnë peng politikën shqiptaredhe shtetin.
Ja, për këtë e kërkojnë vulën e fitores Berisha dhe Metaj…