Basha reagon për aksidentin tragjik në Greqi: Shqiptarët vajtojnë së bashku me fqinjët tanë

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar për aksidentin tragjik të ndodhur në Greqi ku humbën jetën të paktën 36 persona deri më tani.

Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe shtoi se shqiptarët e vajtojnë së bashku me fqinjët grekë humbjen tragjike të jetëve.“Mendimet dhe lutjet e mia janë me popullin grek pas aksidentit të tmerrshëm pranë Larisës. Shqiptarët vajtojnë me fqinjët tanë humbjen tragjike të jetëve.

Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën. I uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”- shkruan Basha.

Latest articles

Related articles