10 ditë para se Gjykata e Apelit të caktojë kujt i përket vula e PD, drejtuesi i PD Enkelejd Alibeajt i bëri thirrje kreut të Rithemelimit Sali Berishës ta njohë vendimin.
“Më 3 mars flet ligji dhe ne jemi të bindur se kujt i përket e drejta e vulës dhe siglës. Unë palës tjetër i them që të respektojë vendimin dhe këtë gjë do bëj edhe unë”, tha Alibeaj.
Berisha i mbylli dyert e pjesëmarrjes në revolucionin që thotë se ka nisur, por Enkelejd Alibeaj, e sheh të pamundur largimin e Edi Ramës me protestat e ish kryeministrit.
“Revolucioni i vërtetë nuk orkestrohet nga lart, besimi duhet të lindë nga njerëzit, duket të ndodhë në mendjen e cdo shqiptari, pa dallim orientimi, të majtë apo të djathtë. Njerëzit mblidhen në mënyrë spontane, jo me orkestrim politik që nuk sjell asnjë gjë të re. Edi rama nuk Ikën po i the ik”, vijoi ai.
Demokratët e kampit të Berishës, i sfidon edhe për betejën që po bëjnë mes zhurmës dhe bllokimit të foltores në parlament.
“Kush nga palët në parlament që bëjnë zhurmë të madhe guxon të përmend një oligark? Ata që i presin në paradhomë, që ulen me ta? Kush e ka bërë luftën kundër inceneratorëve, kush e ka bërë luftën kundër invvestitorëve strategjikë, hapjen e dosjeve e akuzohemi edhe sit ë shitur, ne jemi të shitur? Kjo kërkon kurajo të fortë”, tha drejtuesi i PD.
Sali Berishën e shigjeton edhe për luftën ndaj ambasadorëve në Tiranë duke thënë se PD nuk mund të shndërrohet në një forcë armike me perëndimin
“Nuk mund të jetë PD, me tytat drejtuar nga perëndimi. Kemi detyrime të mëdhaja ndaj perëndimit, nuk mund ta asgjësojmë, nuk mund ta iluminojmë”, tha ndër të tjetra Enkelejd Alibeaj.
Unë palës tjetër i them që të respektojë vendimin dhe këtë gjë do bëj edhe unë”, tha Alibeaj.