Nga Indrit Vokshi
Unë nuk kam lidhje me rrëzime bustesh dhe “shembje të Enverit” sepse kur ka ndodhur ajo ngjarja në 20 shkurt 1991, unë kam qenë 2 vjeç. Diktaturën, totalitarizmin i kam me të lexuar e dëgjuar. Mirëpo me logjikë dhe arsyetim, nuk është aq e vështirë të dalësh në përfundimin se edhe ata para 1990, edhe ata pas 1990, kanë të njejtin mentalitet, të njejtin aparat mendimi. Studiojini si flasin dhe e kuptoni se kanë zero kulturë shtetërore e demokratike. Nuk vrasin politikisht, nuk burgosin e nuk internojnë si para 1990, jo sepse nuk duan por nuk ua lejon konjuktura ndërkombëtare – sepse ShBA e futi Europën Lindore në hemisferën e vet. Por janë e njejta shkollë, e njejta dorë. Kështu që duhet të kufizohemi paksa me përkujtimin e rrëzimit të bustit. Rrëzuan bronzin.