Ukraina thotë se sistemet Patriot do të përdoren ‘shumë shpejt’

Anëtarët e Forcave Ajrore të Ukrainës janë trajnuar për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot.

Sistemi është i aftë të rrëzojë raketat e lundrimit, raketat balistike me rreze të shkurtër, aeroplanët dhe do të forcojë mbrojtjen ukrainase në raport me sulmet ruse.

Edhe pse Ukraina ka rrëzuar disa nga raketat ruse në sulmet e fundit, ajo thotë se ende nuk ka aftësi për t’i ndaluar të gjitha raketat, raporton skynews.Forcat Ajrore deklaruan se po vazhdojnë të pajisen me sistemin e ri të dërguar nga aleatët perëndimor ndërsa do të jenë në gjendje t’i përdorin “shumë shpejt”.

Shtetet e Bashkuara ranë dakord në muajin dhjetor të dërgojnë një sistem Patriot në Ukrainë, por ekspertët thanë se do të duhen muaj për të trajnuar ushtarët dhe se do t’i duhen rreth 90 trupa për të operuar me atë.

Sistemi është gjithashtu në gjendje të mbulojë vetëm një zonë relativisht të vogël, që do të thotë se Ukraina nuk mund ta përdorë atë për të mbrojtur të gjithë territorin e saj – më tepër një objektiv strategjik.

Latest articles

Related articles