Një 68-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka përplasur për vdekje një shtetase të moshës rreth 30-35 vjeç.
Viktima nuk është identifikuar ende, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar.
Materialet në ngarkim të 68-vjeçarit i kaluan prokurorisë për veprime më të mëtejshme.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30 – 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila për pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.