Vula e PD është në Uashington – REDAKSIONALE

Sali Berisha ka bindur fanatikët e tij për të zhvilluar etapa “Revolucionare” kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, me 3 mars, për caktimin e simboleve dhe vulës së PD.

Niveli i shantazhit është maksimal. Grup tifozët e Sali Berishës janë të bindur se do të trysnojnë vendimin e Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi vendimin e ish-shoferit të familjes së tij, të bërë gjykatës, me vulë Partie.

Por i kanë bërë llogaritë pa hanxhinë. Lulzim Basha e ka dorëzuar vulën dhe firmën në Uashington DC. Nuk ka gjykatë Zhukri që e merr vulën dhe firmën në tokë amerikane.

Farsa për të mbajtur njerëzit të zënë me hallet e vulës është një shpikje e Sali Berishës dhe tarafit të tij mediatik që thurin konspiracione me Soros McGonigal.

Vula nuk i zgjidh hallet e Sali Berishës me drejtësinë, me SPAK dhe Non gratën Anglo-amerikane. Izolimi ndërkombëtar i Sali Berishës dhe familjes së tij është i plotë. I pandryshueshëm.

Gënjeshtra për gjyqe korreksionale në Paris, për video porno në parlament janë degradime mendore të një njeriu në shpërbërje morale.

 

Latest articles

Related articles