Një tërmet i fortë është regjistruar në orën 13:16 me orën lokale, në Rumani. Magnituda, e konfirmuar edhe nga Ingv, ishte 5.8 ballë, në një thellësi prej 10 km. Frika në popullatë: tërmeti është ndjerë në Bukuresht dhe në Ballkan. Raportimet në rrjetet sociale kanë arritur deri në Beograd.
Epiqendra u raportua 56 km në verilindje të Drobeta-Turnu Severin, në Tirgu Jiu, kryeqyteti i rrethit Gorj, jo shumë larg kufirit serb, tha EMSC, Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo njerëz.
Një pasgoditje e dytë ka ndodhur në orën 15:29 me orën lokale dhe ka qenë me magnitudë 3.5 ballë, në një thellësi prej 5 kilometrash.