Me 200 milion $ pasuri, zbulohet koordinatori shqiptar i narkotrafikantëve

spot_img
Advertisements


Enid Kasmi, shqiptaro-kolumbiani i arrestuar në Venezuelë, kërkohet nga Belgjika për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas dokumenteve, ai ishte organizonte transportin e kokainës nga Amerika Latine drejt Belgjikës, duke përdorur edhe avionë. Megjithatë, ende nuk dihet vendndodhja e tij.


Enid Kasmi, shqiptaro-kolumbiani i arrestuar në Venezuelë për veprime destabilizuese dhe të dhunshme, ka një dosje të hapur në këtë shtet të Amerikës Latine për terrorizëm dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Sipas dokumenteve, ai është në kërkim nga Belgjika për një dënim të dhënë më 29 tetor 2024 me 12 vite burg dhe 560 mijë euro gjobë për pjesëmarrje në një grup kriminal dhe trafik droge.

Ai ishte pjesë e organizatës nga nga shkurti 2020 deri në tetor 2021 dhe organizonte importin e kokainës nga Amerika Latine drejt Belgjikës, përfshirë dërgesa me avion. Komunikimi realizohej në aplikacionin e koduar EncroChat. Më pas droga dërgohej në laboratorë ku nxirrej e përpunohej dhe shpërndahej në vende të tjera europiane. Pasuria e organizatës kalonte vlerën e 200 milionë eurove.

Ndaj Kasmit ka një kërkesë ekstradimi nga Belgjika, i cili sipas autoriteteve venezueliane, është arrestuar më 19 maj 2025, por Gjykata e Lartë e Kolumbisë ka deklaruar se nuk ka të dhëna për vendndodhjen e saktë të tij duke e rrethuar historinë me mister.

spot_img

Latest articles

Related articles