Hila paraqitet në polici. Eksperti: Nuk është viktimë, ishin kamera të lidhura me laptopin

spot_img
Advertisements

Kompozitori Adrian Hila ka shkuar në Policinë e Tiranës, ku aktualisht po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike.

Marrja e tij në pyetje po bëhet pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove me përmbajtje intime në rrjetet sociale.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të përcaktuar burimin e materialeve dhe personat që kanë publikuar apo shpërndarë videot në internet. Çështja i është referuar edhe Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, sqaroi në “Top Story” publikimin e materialeve intime të Adrian Hilës dhe personazheve të tjerë publikë.

“Hila nuk është viktimë. Duhet të biem dakord, kaq. Ai njeri do të gjykohet dhe dënohet për këtë. I ka futur ata njerëz në një shtëpi që ka pasur kamera, i ka gënjyer, i ka dërguar në një ambient me kamera. Është laptopi që është përdorur. Janë disa pista që po hetohen. Policia është për të parë se kush është shitësi, kush i ka çuar për t’i shitur, janë formate që duan të përfitojnë me klikime.

Edhe sot kanë dalë video të tjera. Ato vijojnë të fitojnë para edhe pse sepse po klikohen. Këta ndryshojnë IP, emrin e videove dhe ato vijojnë të përhapen, nuk frenon dot më, as Europol-i, është e pamundur. Shitësi i parë, shitësi i dytë po kërkohen”, tha Karamuço.

“Vepër penale, në aspektin juridik, është regjistrimi apo shpërndarja e videove? Mund të jetë një manjak seksual që do t’i ketë ato video. Mendoj që publikimi përbën një akt penal flagrant”, ndërhyri Filip Çakuli.

“Të dyja përbëjnë vepër penale. Po nuk ia the tjetrit që merr në shtëpi që po filmohesh, je për burg. Është ndërhyrje në veprën penale, në filmimin pa dhënë autori pëlqim. Ai i mbante në shtëpi dhe studio, policia nuk po e gjente se në cilën shtëpi ishin këto. Një juglindje ishte një vilë tre katëshe, në katin e tretë u gjet një papafingo, që ishte edhe studio, edhe kjo dhomë, kjo ishte në kamera. Mendohej, që dyshohej se përveç vlerave të shtrenjta mund të mbante edhe vlera monetare. Por këto kamera nuk janë të ekspozuara, ishin kamera të fshehta.

Kamera ishte e lidhur me një laptop. Mendoj që kamera nuk është gjetur, nëse ky nuk paraqitet nesër del në kërkim policor. Ka thënë që do vij me avokat. Nga videot del që është kamera e fshehtë. Duket që është kamerë”, tha Karamuço.

spot_img

Latest articles

Related articles