Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku dy persona kanë humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se në banesë janë gjetur pa shenja jete një çift bashkëshortësh.
Dyshohet se çifti me ininciale Lame Kalliri 90 vjeç dhe Qelibare Kalliri 81 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Njoftimi i plotë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.