Aleatët e Ahmetaj në opozitë

Arben Ahmetaj kishte ditën e djeshme një media shumë pranë qeverisë (edhe kryebashkiakut Veliaj) kundër tij. Gjithsekush që ndoqi mbrëmjen e djeshme emisionin Inside Story e kuptonte se Ahmetaj ishte spiunuar nga të afërmit ose nga ish ortakët e tij.

Heshtja e opozitës së vërtetë të drejtuar nga dyshja Meta-Berisha është gjithashtu kuptimplotë përderisa këta të dy së bashku me znj Kryemadhi, kanë mbrojtur në mënyrë konsistente Ahmetaj dhe aferën e tij të inceneratorëve. Një nga shkaqet që përflitej mosvotimi i Raportit të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve nga ana e deputetëve të Foltores dhe të Partisë së Lirisë, lidhet me përfshirjen e Ahmetaj në këtë aferë.

Në komision ish zv. Kryeministri u pyet për mbi 3 orë e gjysmë dhe në asnjë moment përballë tij nuk u vendos asnjë nga rishtarët e Foltores apo deputetët e kësaj force të re politike. Sulmet që Kryemadhi dhe blerja e fundit nga PS, znj Shehaj, u intensifikuan në këto momente ndaj Komisionit dhe PD-së.

Kjo dakordësi e heshtur që shoqërohet dhe sot me kodin e heshtjes së Sali Berishës dhe “opozitës së tij të vërtetë” është një indicie e qartë që po të ndiqen milionat e Ahmetaj mund të zbulojmë pagesa ndaj shumëkujt që në fund mund të na habisin.

Gjithsesi, mbrojtja më flagrante që ka kryer opozita ndaj Ahmetaj ka qenë deklarata e ish kryetares së LSI dhe bashkëshortes së kryetarit aktual të PL-së, Kryemadhi. Në emisionin “Opinion” znj Kryemadhi deklaroi se “Ahmetaj është i kulluar” duke u përpjekur ta nxjerrë ish Ministrin e Rindërtimit Ahmetaj një “Akullore” si Dako.

Jo vetëm kaq, por edhe opinoinistët që nuk kanë lënë video të Berishës dhe serial të PL-së pa shkruar nga një shkrim nuk kanë folur për rastin e Ahmetaj. Edhe ata njësoj si Berisha-Meta kanë heshtur për Ahmetaj. Disa javë më herët një gazetar ka denoncuar disa fakte se si Ahmeta ka paguar edhe media dhe gazetarë për të mos e sulmuar atë. Cuditërisht këto media kanë sulmuar vazhdimisht PD-në dhe Komisionin e Inceneratorëve.

Kjo luftë e pistë me goditje nën brez konfirmon jo vetëm një paanësi të PD-së ndërsa akuzonte qverinë për inceneratorët por edhe shit-blerjen që qeveria i ka bërë opozitës së Sali Berishës që ka kyçur gojën dhe nis e shkruan letra për të shpëtuar Luiz Ejllin dhe jo shqiptarët.

Logjika të shtyn të mendosh që Ahmetaj dhe shumë të tjerë që opozita e vërtetë Berisha-Meta mbrojnë, duhet të procedohen penalisht. Janë 12 kallëzime dhe një specifikisht për Arben Ahmetaj dhe shkeljet e tij tek të tre inceneratorët në SPAK për të cilat ai minimalisht duhet të thërritet në pyetje. Prandaj, kur dëgjoni Berishën apo Metën që sulmojnë SPAK që është nën drejtimin e Ramës kini parasysh që duan të mbrojnë dhe Arben Ahmetaj.

Latest articles

Related articles