SPAK çoi çështjen për gjykim, reagon Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) dërgoi për gjykim në GJKKO, dosjen në ngarkim të tij lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Në një deklaratë për mediat, Mediu thotë se ky proces është në kundërshtim me ligjin.

Për të, çështja është gjykuar disa herë më parë, dhe nuk është vërtetuar asnjë nga akuzat për përfshirjen e Mediut në këtë çështje.

Deputeti shkruan se rinisja e hetimit për Gërdecin është stisur politikisht, me qëllim propagandistik nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

“Ngjarja tragjike e Gërdecit, ashtu sikurse edhe vetë organi i prokurorisë ka pranuar, nuk ka si shkak urdhrat e Ministrit të Mbrojtjes. Këto urdhra kanë dalë në bazë dhe për zbatim të ligjit dhe akteve të Këshillit të Ministrave”.

Sipas tij, prokuroria dje, por edhe SPAK sot, kanë zhvilluar hetime “për mua dhe familjarët e mi, për të treguar/vërtetuar implikimin tim në interesa të paligjshme në procesin e demontimit të municioneve në Gërdec”.

“ Edhe pse këto hetime kanë qenë tërësisht tendencioze dje edhe sot, ato kanë provuar katërçipërisht se nuk ka asnjë përfshirje timen në një veprimtari korruptive në këtë proces”.

Latest articles

Related articles