Në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).
Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës. Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.