Ish zyrtari i lartë i FBI-së, Charles Mc Gonigal është një nga emrat më të lakuar në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare. Pasi dyshohet se ka punuar me një oligark rus të sanksionuar nga SHBA pas daljes në pension si dhe ka fshehur qindra mijëra dollarë të marra nga një ish-zyrtari i shërbimeve shqiptare, teksa ishte ende në detyrë.
Por së fundmi New York Times shkruan se nuk ka asnjë tregues që të provojë se Gonigal punonte për oligarkun rus, Oleg Deripaska gjatë kohës që ishte në detyrë. Pra kjo akuzë e ngritur ndaj Mc Gonigal mund të bie pasi nuk provohet asnjë lidhje e tij me oligarkun rus gjatë kohës që ishte shefi i sektorit të kundërzbulimit në FBI.
Ndërsa për akuzat në Shqipëri edhe opozita shqiptare ka bërë sa i takon korruptimit të Mc Gonigal nga Agron Neza biznesmen shqiptaro-amerikan (ish punonjës i inteligjencës shqiptare në kohën e komunizmit) për llogari të kryeministrit Rama, në aktakuzën e autoriteteve amerikane nuk flitet fare për korrupsion por për mosdeklarim të të ardhurave nga ish zyrtari i FBI-së
“Nuk ka asnjë tregues në aktakuzën e Manhatanit se z. McGonigal punonte për Oleg Deripaska ndërsa ishte ende i punësuar në F.B.I.
Çështja ende po hetohet dhe një aktakuzë paralele në Uashington që e akuzonte zotin Mc Gonigal se kishte marrë të paktën 225.000 dollarë pagesa sekrete nga një ish-punonjës i një shërbimi inteligjent shqiptar kur ishte ende në agjenci, ka ngritur pikëpyetje se sa i kompromentuar mund të ketë qenë ai në këtë çështje”-thuhet ndër të tjera në artikullin e gazetës amerikane./New York Times