Arrestimi i ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, Charles McGonigal dhe akuzat ndaj tij kanë shkaktuar një furtunë në mediat amerikane por edhe në Shqipëri.
Teksa rekapitulloi kronologjinë e ngjarjes dhe takimet në Shqipëri dhe takimet me kryeministrin Edi Rama, analisti Neritan Sejamini, emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv, specifikoi se McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë Agron Nezaj dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me Edi Ramën dhe Dorian Duçkës, të cilat janë të listuara në akuzën zyrtare ndaj McGonigal.
Nuk dihet se si është njohur Agron Neza me këtë person, porse ia i ka kërkuar para Nezës, ai ka udhëtuar disa herë në Shqipëri nën shoqërimin e Nezës, dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me Ramën, në zyrë me Duckën.
Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë, Agron Neza dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë, por pa i raportuar ato sipas rregullave. Ai asnjëherë nuk ka treguar për udhëtimet që ka bërë në Shqipëri, dhe se kush i ka paguar ato udhëtime. Poashtu ai ka treguar gjithmonë në këto udhëtime se është punonjës i FBI, gjë që nuk duhet të tregonte dhe ka marrë ato para një herë në makinë, dy herë në shtëpinë e tij.
Pra të dhënat vijnë nga zyra e Ramës, kalohen nëpërmjet Nezës dhe Duckës.
Pastaj, në 4 mars takohet sërish Neza, Rama dhe McGonigal, hanë darkë në Washington DC.
Aty në darkë është edhe paraardhësi i McGonigal në FBI. Louis Bladel.
Pastaj në 26 prill, vjen edhe njëherë në Evropë dhe Shqipëri McGonigal dhe pastaj zhduket nga Shqipëria.
Në 28 maj 2018, Rama bën kontratë konsulence me ish agjentin tjetër të FBI, që takoi në SHBA.
Rama e ka takuar McGonigal 6 here.
Hetimi është hapur nga zoti Mcgonigal me kërkesë të tij dhe supervizim të tij. Të gjithë të dhënat i ka marrë nga zyra e zotit Rama, nëpërmjet Nezës dhe Duckës.
Të gjithe shpenzimet e udhëtimeve janë paguar nga persona të tjerë ose nga Neza dhe Ducka.
McGonigal rrezikon deri në 20 vite burg. Këto janë faktet e akt-akuzës