“Bankat janë ende nën efektin e krizës dhe kërkojnë konsumatorë gjithmonë e më të sigurt. Pavarësisht se kanë shtrënguar kriteret e dhënies së kredive, janë një kategori e punonjësve në nivele drejtuese disa kanë përfituar nga rritja e pagave, të tjerë kanë përfituar nga pozita në hierarkinë e administratës. Kështu që për këtë është krijuar një fashë, kontigjent që bankat e mbështesin me kredi bankare. Por nisur nga paga mesatare, ligjësitë që tregon kjo pagë, me kursimet monetare të një familjeje të sapomartuar tashmë nevojitet dy-fishi i kohës. Nga përllogaritje të ndryshme flasin për 70 vjetë kursime të të gjithë jetës për të blerë një apartament. Nuk është rritje që buron nga formula standrate, klasike e kërkesë ofertës, por nga anomali që kanë ndodhur dhe ndodhin në tregun shqiptar” u shpreh Zef Preci, Drejtor Ekzekutiv, ACER
Më shumë se 2/3 e të punësuarve në vendin tonë referuar të dhënave të bëra publike të prillit 2021, paguhet nën pagën mesatare bruto. Vetëm 32% e të punësuarve paguhen mbi pagën mesatare bruto. Pothuajse 38% e të punësuarve paguhen me rrogë minimale.
Ata me pagë mbi 100,000 lekë në muaj janë jo më shumë se 7% e totalit. Shtresa më e mirëpaguar, ata me një pagë mbi 1,000,000- lekë në muaj përbën vetëm 0.06% të totalit.
Pavarësisht pagave të vogla të shqiptarëve, në 5 vitet e fundit nuk ka apartamente stok. Pavarësisht edhe pse të shitur, në shumë prej tyre nuk banon njeri, janë bosh.