Gjermania nis transferimin e sistemit raketor Patriot në Poloni, do të vendoset në kufij me(VIDEO)

Gjermania ka nisur dërgimin e sistemit të mbrojtjes kundër-ajrore Patriot në territorin e Polonisë, në kuadër të masave për mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, ky sistem do të vendoset në kufirin e Polonisë dhe Ukrainës, me qëllim që të parandalojë rënien e ndonjë rakete të përdorur nga lufta në Ukrainë.

Pamjet e vendosjes së këtij sistemi raketor i ka publikuar Nexta bjelloruse, ndërkohë që kujtojmë se pak kohë më parë Berlini i pati premtuar Polonisë dërgimin e tri sistemeve raketore Patriot, pasi dy persona patën humbur jetën në territorin e Polonisë nga një raketë ukrainase që kishte rënë.

Koloneli Jorg Sievers që do të komandojë trupat gjermane në Poloni, theksoi se bëhet fjalë për “natyrën mbrojtëse” të sistemit Patriot të vendosur në Poloni.

“Nuk jemi të vetme forca mbrojtëse në terren, ka edhe amerikanë e britanikë”, tha Sievers.

“Këto veprime tregojnë se Gjermania do të marrë pjesë në mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s, duke dërguar Patriot në Poloni”, deklaroi ai.

 

Latest articles

Related articles