Efi dhe Luizi u shpallën fituesit e Voice of BB mbrëmjen e djeshme. Por surpriza që i priste ishte paksa e veçantë, pasi të dy u mbyllën në një dhomë ku do të jetë në izoluar deri të martën, duke u kujdesur për një bebe.
Ky veprim me sa duket nuk i pëlqyer Kiarës, e cila tha se nëse nuk duronte dot pa Luizin do thyente rregullat dhe do hynte në dhomën ku do qëndrojë dyshja. Ishte kjo “mbyllje” që e shtyu Kiarën të bëntë një hap drejt Luizit.
Ajo shloi te dera e tij duke surprizuar jo pak me veprimin e saj. Ashtu të ndarë nga një derë mes tyre, Luizi dhe Kiara kanë komunikuar për pak minuta, përpara se moderatorja të thirrej në dhomën e rrëfimit.
Para se të largohet Kiara e përshëndeti Luizin me një, “puc”, gjë të cilën nuk e kishim dëgjuar ende nga ajo.
View this post on Instagram