Në selinë që ka zaptuar me një vendim Zhukri, me në sfond një logo të stampuar në holle oligarkësh Sali Berisha doli për t’I dhënë jehonë denoncimit të Monika Kryemadhit që morri 3 deputetë në zgjedhjet e 2021 dhe që në korridoret e medias përflitet si aleate e Arben Ahmetaj.
Denoncimi u tij vjen një ditë pasi Monika Kryemadhi duke ndjekur shembullin e Komisionit Hetimor të inceneratorëve, ngriti dronët sipër inceneratorit të Tiranës dhe denoncoi një skandal që komisioni hetimor e zbuloi një vit më parë. Ekzaktësisht një vit më parë, deputetët e PD shkuan tek Inceneratori I Tiranës, pasi kishin zbuluar të fshehtat tek inceneratori I Fierit, dhe provuan që në këtë incinerator nuk bëhet as incenerim por vetëm inkapsulim.
Më tej inxhinierët në skenë iu përgjigjen kryetares së komisionit të inceneratorëve se në fakt në atë godinë nuk kishte incenerim por kishte vetëm inkapsulim. Për këtë deputetja e PD, Jorida Tabaku, pyeti si administratoren e kompanisë ashtu edhe ministrat Ahmetaj, Gjiknuri por edhe kryebashkiakët Veliaj dhe kryeministrin Rama. Mirëpo asokohe Foltorja mori vendimin që të bojkotonte këtë komision.
Edmond Spaho sulmonte komisionin dhe e quajti atë të shitur duke sajuar një skenë dalje me turp nga komisioni. Delfini i ri i Sali Berishës, Këlliçi, nga një anë lëvdonte komisionin dhe i lutej Tabakut që të merrte drejtimin dhe protagonizmin dhe nga ana tjetër i premtonte Kryemadhit që do të sulmonte Komisionin. Edhe rishtarja më e madhe e Foltores, zonja Zhupa që akuzon sot Açkën si e shitur tek qeveria, vendosi të “shesë” votën e saj duke mos votuar pro raportit të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve. Një akt i çuditshëm që mbase lidhet me atë xhiron e famshme që ajo kreu në inceneratorin e Tiranës nën kujdesin e inxhinierëve të inceneratorit inekzistent.
Në këto kushte, kur Foltorja thuajse në bllok votoi kundër raportit dhe bashkoi votat me mazhorancën për të shpëtuar Ahmetaj, Gjiknurin, Agaçin, Veliaj dhe vetë Ramën daljet e berishës për të lëvduar Monika Kryemadhin duket se janë më shumë qoka dhe tentative e tij për të çuar ujë në mullirin e Partisë së Lirisë.
Për rreth gjashtë muaj, Berisha e ka sulmuar komisionin hetimor të inceneratorëve ndërsa superdhëndri i tij ka akuzuar pjestarët e komisionit. Televizionet e paguara nga Foltorja nuk u angazhuan të mbrojnë të drejtën por të sulmonin komisionin hetimor nën urdhërat e Berishës dhe Partisë së Lirisë. Në një emision televiziv ka qenë Monika Kryemadhi që ka akuzuar Komisionin si një krijesë që mbrojtur Ramën dhe fshehu të vërtetat. Ky qe një orkestrim i Berishës dhe klanit të tij.
Ndërkohë që një vit më vonë Kryemadhi merr të dhënat e këtij komisioni që ka fshehur të vërtetën dhe ia vendos vetes së saj, duke ua vërtetuar shqiptarëve se ata nuk e kanë gabim dhe aq gabim që besojnë se PL është partia e hajdutëve.
Janë dy familje që duan të marrin peng opozitën për hallet penale që kanë fshehur prej vitesh duke kontrolluar drejtësinë, mendojnë se shqiptarët kanë memorien e shkurtër. Mendojnë gjithashtu që askush nuk do t’I mbajë përgjegjës për mashtrimet publike dhe lavazhin e trurit që I kanë bërë demokratëve dhe shqiptarëve.
Një llogari e bërë gabim dhe me pasoja për të politikisht dhe jo vetëm.