Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta sapo mori informacionin që Sali Berisha nuk do të gjendej në selinë e PD për konferencë për shtyp ka ngarendur për tu shfaqur si pasardhësi, zëvendësuesi i tij, tek demokratët fanatikë të ish liderit.
Ai theksoi se marrëdhënia e tij me PD është e shkëlqyer (por jo me Berishën), ndërsa u pyet se çfarë ndodhi në selinë blu, ku Meta ishte pak më parë.
Në një konferencë për shtyp, Meta tha se janë të hapur të bashkëpunojnë me faktorë opozitarë në interes të ndryshimit të situatës në vend.
“Një gjë është e sigurt që viti 2023 do të jetë viti i ndryshimit. Përsa i përket marrëdhënies tonë me PD është një marrëdhënie e shkëlqyer dhe takimet e koordinimet tona janë të vazhdueshme. Jemi të hapur të bashkëpunojmë me faktorë opozitarë në interes të ndryshimit të kësaj situate, në interes të rivendosjes së rendit kushtetues dhe për t’i dhënë fund kapjes së shtetit. Ky korrupsion është shkaku kryesor që ne jemi të parët për varfëri jo vetëm në rajon por edhe në kontinent. Shteti është kapur nga Rilindja por opozita do të jetë kudo duke vazhduar denoncimet e saj jo vetëm mediatike por edhe në terren. Opozita do të jetë kudo që janë qytetarët shqiptarë.”- tha Meta.