Nelson Hysa merr humbjen e parë më karrierë para 60 mijë shqiptarëve (video)

spot_img
Advertisements


Boksieri shqiptar Nelson Hysa u mposht në raundin e dytë nga Agit Kabayel, pasi pësoi dëmtim dhe nuk mund të vazhdonte.

Në këtë përballje ishte në lojë titulli i kampionit të botës në kategorinë e rëndë të WBC-së. Me këtë fitore, 34-vjeçari gjerman mbrojti titullin dhe e çoi bilancin e tij të pamposhtur në 28 fitore në po aq duele profesioniste.

Kabayel ishte shpallur më herët kampion i plotë i WBC-së pasi Oleksandr Usyk liroi brezin, ndërsa paraprakisht kishte fituar dhe mbrojtur titullin e përkohshëm.

Për 42-vjeçarin Hysa, ky rezultat shënoi humbjen e parë në karrierë, pasi kishte hyrë në ring me 25 fitore në 25 ndeshje, 23 prej të cilave me nokaut.

Boksieri shqiptar renditej në vendin e 16-të në klasifikimin e WBC-së dhe vinte pas fitores së muajit gusht me nokaut ndaj Thomas Narmo.

spot_img

Latest articles

Related articles