Furnizonte me ‘molotov, kapsolla dhe fishekzjarre’ protestuesit, kapet vajza rebele

spot_img
Advertisements

Një 29-vjeçare është arrestuar në Tiranë, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se siguronin dhe shpërndanin sende të kundërligjshme për pjesëmarrësit në protestën e 28 nëntorit, me qëllim përdorimin e tyre në akte të dhunshme.

Policia bën me dije se operacioni i koduar “Distribution of Elements” u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.

Në pranga përfundoi Fatime Paja, 29 vjeçe, e cila u lokalizua në rrugën “Qemal Stafa”, në drejtimin e një automjeti tip “Fiat”.

Gjatë kontrollit të makinës, uniformat blu zbuluan një sasi të konsiderueshme materialesh që dyshohet se do të përdoreshin gjatë protestës.

Konkretisht, u sekuestruan 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 17 kapsolla, 59 tuba metalikë, dy maska kundragaz, si dhe veshje të ndryshme, doreza, maska, kapele, dy telefona celularë dhe sende të tjera.

spot_img

Latest articles

Related articles