Rama i jep Kullë 17 kate në Sarandë ish drejtorit të Kadastrës, SPAK të monitorojë zbardhjen!

spot_img
Advertisements

Qeveria ka nisur shpërblimet për Eksponentët e saj , të cilët i afron sa herë ka nevojë për shërbime ekstra. Një rast i tillë ka ndodhur me Genc Deromemajn, ish antar kryesisë së Sali Berishës.

Pas rekrutimit në verën e vitit 2025, Deromemaj u katapultua si drejtor i Kadastrës së Vlorës, një nga institucionet që ka pësuar ndryshime të shuma në radhët e drejtuesve, disa prej të cilëve janë proceduar e të tjerë të arrestuar.

Por, ashtu si paeardhësi, Deromemaj ka duruar vetëm disa muaj, teksa nuk dihet nëse është shkarkuar apo “misioni” i tij përfundoi në atë institucion, mjaft kompleks, i cili përfshin pronat në një sipërfaqe të stërmadhe bregdetare. Dy janë mundësitë, ose Deromemaj ka “mbaruar” punët e veta dhe të familjes, ose nga ana tjetër ka mbaruar porositë e qeverisë, ose të dyja bashkë.

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka zbardhur lejen e zhvillimit me objekt “godinë banimi dhe shërbimi 17 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me subjekt zhvillues shoqërinë N94 shpk.

Redaksia jonë hulumtoi dokumentet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku rezulton se pronar me 100 % të aksioneve është Genc Deromemaj, i cili në verën e vitit të kaluar, u largua vetëm nga administrimi, por jo nga pronësie. Duke qenë se mbante detyrën e kreut të Kadastrës, Deromemaj ia kaloi të afërmve drejtimin, ndërsa nga ana tjetër firmoste letra të panumërta si drejtor i Kadastrës së Vlorës.

spot_img

Latest articles

Related articles