Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka reaguar për herë pasi ndaj saj kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Tiranës për evazion fiskal përgjatë viteve të fundit, në shumë e 6 milionë lekëve të reja ose rreth 60 milionë lekë të vjetra.
Xhensila mohon kategorikisht se ka fshehur të ardhurat dhe thotë se çdo e ardhur nga veprimtaria artistike prej më shumë se një dekade, është e deklaruar dhe e faturuar, si dhe lehtësisht e gjurmueshme përmes sistemit bankar.



