Berisha: Ata që nuk duan të më shohin të gjallë, të bashkohen me mua kundër Ramës

spot_img
Advertisements

Nga foltorja e radhës në Kukës, kryetari i Partisë Demokratike u bëri thirrje forcave të tjera opozitare të bashkojnë forcat me të, pavarësisht dallimeve politike, përplasjeve të mëparshme apo marrëdhënieve aspak miqësore.

Në thelb, mesazhi i Berishës ishte i thjeshtë: nuk është e nevojshme të duhemi, mjafton të bashkohemi për të larguar Ramën. Për pjesën tjetër, armiqësia mund të vazhdojë edhe pas bashkëpunimit.

Për ta justifikuar këtë ofertë politike, Berisha iu drejtua një parimi të vjetër, të cilin e paraqiti si udhërrëfyes për opozitën.

“Ka një parim të lashtë sa luftërat, sa betejat. Armiku i armikut tim, është aleati im. Dhe ne haptas me guxim ua thamë të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve. Ne thamë me këtë, dakord, ti je armiku ynë. Ti nuk do të na shohësh mbi faqen e dheut, por në qoftë se ti konsideron Edi Ramën të keqen më të madhe të këtij kombi, hajde të bashkëpunojmë, ta rrëzojmë dhe prapë armiq mbetemi”, u shpreh Berisha.

spot_img

Latest articles

Related articles