Ilir Meta deklaroi në seancën e sotme në gjyq se SPAK-u i shërben interesave të Serbisë.
“Prokuroria ka bërë veç shkelje e ndikuar nga Charles McGonigal dhe Yuri Kim, armike e përbetuar e Shqipërisë, në shërbim të Serbisë.
Jam kërcënuar si President i Republikës nga pesë fëlliqësira ambasadash, që përfaqësonin pesë ambasada të huaja, që të mos ishte Marsida Xhaferllari në Kushtetuese, por të ishte ajo e Lanës, Arta Vorpsi”, deklaroi ai.



