Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në Dublin të Irlandës.
Më herët për gazetarët atje, Rama theksoi se negociatat me Moskën nuk duhet t’u lihen vetëm amerikanëve, kinezëve apo indianëve, por duhet të jenë edhe përgjegjësi e Europës.
“Nuk duhet t’u takojë amerikanëve, kinezëve apo indianëve të bisedojnë me Rusinë. I takon Europës të kuptojë gabimin që ka bërë. Unë ndihem i trazuar që Europa e ka mbështetur te armët dhe jo te diplomacia. Unë përfaqësoj një vend me peshë të caktuar, nuk mund t’u jap leksione të mëdhenjve”, deklaroi kryeministri.



