Agasi paguante për të marrë informacionet e SHISH, ju nisi 950 mijë € vëllezërve të Vlora Hysenit

spot_img
Advertisements

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet e SPAK, pasi regjistroi akuzën e pastrimit të parave dhe korrupsionit për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, e cla ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Hetimi po zhvillohet paralelisht me çështjen e parë kundër Vlora Hysenit, e cila lidhet me dy akuzat e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Nxjerjes së sekretit hetimor”. Hyseni dyshohet se përfitoi të paktën 500 mijë euro nga Ergys Agasi përmes vëllezërve të saj në Gjermani.

Hetimi nisi pasi në zyrën e biznesmenit Ergys Agasi ‘EATABACCO’, u gjet një fletë formati më shënim dore, ku shkruahej shifra 119.162.400 lekë, rreth 1.2 mln euro. Kjo shifër rezultoi identike me transfertën drejt “Enklo Counstruction”, një kompani që nuk ka asnjë lidhje me teknologjinë e informacionit, nga “Sinteza Co” që së bashku me “Albascan” kishin fituar një tender të AKSHI-t me vlerë rreth 18 milionë euro.

Më pas “Enklo Counstruction”, i ka paguar Ergys Agasit Range Roverin me targa G444A, në shumën prej 290.000 Euro. Po “Enklo Counstruction”, i dërgon një shumë prej 420 mijë eurosh kompanisë “Fortis Beton” të Orest Sotës, i njohur për lidhjet me Ergys Agasin. Edhe kompania “Fortis Beton” kakryer dy transferta jashtë vendit, nga 250.000 Euro secila në mars 2024, drejt kompanisë gjermane Wilhelm & Co Planungsgesellschaft. Transfertat janë bërë me arsyetimin për projektimin arkitekturor të një qendre tregtare rreth17.000 m2 në Tiranë, që nuk është bërë kurrë.

Verifikimet janë duke u kryer edhe për një tentativë transferte bankare prej 450 mijë euro nga llogaria e kompanisë së Orest Sotës “Fortis Beton” në drejtim të një kompanie gjermane që është e rregjistruar në emër të vëllait të Vlora Hysenit, Izet Hyseni alias Dingler.

Sipas SPAK Ergys Agasiu ka përdorur fonde të AKSHI për korrupsion kundrejt Vlora Hysenit dhe se anulimi i transfertës së tretë prej 450.000 Euro nuk e përjashton dyshimin se ajo shpërblehet nga Agasi për dhënien e informacioneve sekrete të SHISH. SPAK ka nisur letra porosi për autoritet në Kosovë dhe në Gjermani, për të gjetur më shumë detaje në lidhje me vëllezërit e Vlora Hyseni dhe lëvizjet e parave nga kompanitë ku njëri është i punësuar dhe tjetri pronar.

spot_img

Latest articles

Related articles