Ditën e djeshme u ngrit alarmi për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë pasi disa vogëlushë përfunduan në spital me të vjella dhe diarre, ndërsa situata ka marrë përmasa më alarmante pasi ditën e sotme janë paraqitur në spital edhe persona të rritur me simptoma të ngjashme.
Sakaq, raportohet se analizat e kryera në kopshtin nr. 10 kanë evidentuar probleme serioze me cilësinë e ujit. Bëhet me dije se fillimisht është konstatuar prani e amoniakut dhe mungesë e klorit, ndërsa rezultatet e mëvonshme kanë zbuluar dhe ndotje fekale.
Por ndonëse rezultatet e analizave nxorën në pah problemet serioze me ujin e pijshëm, mbetet për t’u përcaktuar nëse uji i kontaminuar ka qenë shkaktari i problemeve shëndetësore të fëmijëve dhe qytetarëve të tjerë që kanë përfunduar në spital.



