Zgjedhjet në SHBA, amerikanët ‘ndëshkojnë’ Trump! Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve

spot_img
Advertisements

Demokratët kanë shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke siguruar shumicën si në Senat, ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Rezultati përbën një goditje të fortë për republikanët dhe presidentin Donald Trump, ndërsa pritet të ndikojë në balancat politike në Uashington.

Fitorja e demokratëve në Senat u konfirmua pas një serie rezultatesh të papritura në disa shtete që konsideroheshin të vështira për ta.

Kandidatët demokratë arritën të triumfojnë në Teksas, Ohajo, Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut, Kansas dhe Iowa, duke ndryshuar raportet e forcave në dhomën e lartë të Kongresit

spot_img

Latest articles

Related articles