Të dashur kolegë botues, ekspozues të Panairit të Librit 2026,
sikurse e kuptojmë të gjithë, situata e acaruar dhe shqetësuese që vazhdon të jetë në Tiranë, nuk do të lejonte zhvillimin normal dhe sipas parashkimit të Panairit të Librit të Tiranës 2026.
Grupi organizator i Panairit, edhe duke u këshilluar me shumë botues dhe dashamirës të tjerë të punës me librin, pedagogë e mësues, mendon se organizimi i tij do të ishte me plot pasiguri, në radhë të parë me mungesë të vizitorëve, të lexuesve dhe të rinisë e fëmijëve sidomos.
Mbështetur në këto duam t’ju vemë në dijeni që Panairi i i Librit i Tiranës 2026 nuk mund të zhvillohet në datat e parashikuar 11-15 nëntor 2026.
Po punojmë që të gjejmë data të tjera dhe mundësi për organizimin e Panairit brenda këtij viti dhe shumë shpejt do ju njoftojmë.
Duke ju falnderuar për mirëkuptimin dhe durimin,
punë të mbarë



