Humanisti shqiptar që ushqeu mijëra njerëz për 14 vite burgoset në New York, je refugjat!

spot_img
Advertisements

Arrestimi dhe burgosja e shqiptarit Aleksandër (Alex) Nilaj, themelues dhe president i Albanian American Open Hand Association (Open Hand Food Pantry) në Lydig Avenue të Pelham Parkway në Bronx, i cili që prej 13 tetorit ndodhet prapa hekurave, ka shkaktuar një zemërim e tronditje për komunitetin shqiptaro-amerikan në Bronx, e jo vetëm.

I ndarë nga familja e të afërmit e tij që prej 13 tetorit, e ndërsa aktualisht ndodhet në në Metropolitan Detention Center, një burg federal në Brooklyn, New York, Nilaj përmes një letre të shkruar nga burgu federal ka falenderuar të gjithë njerëzit që janë interesuar për të, në mesin e të cilëve renditet dhe këngëtari i njohur Frederik Ndoci.

Burgosja e Nilajt ka shkaktuar irritim të madh te shqiptarët pasi Nilaj njihet për kontributin e tij në shoqëri dhe jo vetëm atë shqiptaren, ndërsa arrestimi i tij ka ngritur pikëpyetje të shumta.

Organizata e themeluar nga Nilaj u shërben sot 7.000 deri në 8.000 personave në muaj me produkte të freskëta dhe ushqime bazë. Që nga ndalimi i tij, depoja e ushqimit,(Food Pantry) është mbyllur dhe bëhet e dije se nuk do të vazhdojë aktivitetin derisa ai të lirohet Nilaj.

Fqinjët dhe përfituesit nga donacionet e tij në Bronx thonë se mungesa e tij është e ndjeshme, veçanërisht për të moshuarit dhe familjet në nevojë.

Sipas deklaratës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), Nilaj hyri ligjërisht në SHBA me status të përkohshëm më 1 tetor 2006 dhe e tejkaloi afatin. Ndërsa raportohet se një gjyqtar imigracioni dha urdhër largimi më 22 korrik 2008. Sakaq raportohet se Nilaj nuk ka akuza penale të tjera përveç shkeljes së rregullave të imigracionit.

ABC7 New York ka shkruar për rastin e tij duke treguar se fqinjët e përshkruajnë si person të mrekullueshëm, të dashur dhe të përkushtuar. Një njeri që për 14 vjet ka ushqyer mijëra njerëz është ndaluar, ndërsa depo e ushqimit që ai ndërtoi duke mundësuar ushqime për njerëzit në nevojë qëndron e mbyllur.

spot_img

Latest articles

Related articles