Rrahu për vdekje gruan në Greqi, kapet në Shqipëri

spot_img
Advertisements

Një 38-vjeçar, i akuzuar për dhunimin për vdekje të bashkëshortes së tij, është arrestuar në Durrës, pasi u deportua nga autoritetet greke.

Në pranga ka përfunduar Fatjon Haxhiu banues në Manzë, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18 mars të vitit 2022, kur 38-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Gruaja nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë dhjetë ditë pas ngjarjes.

spot_img

Latest articles

Related articles