Mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar nga aktet e dhunës gjatë ditëve të fundit. Shifrën e ka bërë publike Delina Ibrahimaj, e cila ka siguruar qytetarët se depozitat e tyre janë të sigurta dhe se sistemi bankar në vend është i qëndrueshëm.
Sipas Ibrahimajt, dëmtimet kanë prekur pikërisht ambientet ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrimet e tyre të përditshme.
“Mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar nga aktet e dhunës së ditëve të fundit, duke goditur hapësirat ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrimet e tyre të përditshme”, shkruan ajo.



