Ministria jashtme e Izraelit zbulon marrëveshjet që do firmosen në Tiranë, Rama nuk tregon

spot_img
Advertisements

Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar vjen sot në Tiranë për një vizitë zyrtare ku pritet dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare në disa fusha të ndryshme.

Axhenda parashikon takime të kryediplomatit Sa’ar me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Niko Peleshi dhe homologun Ferit Hoxha.

Marrëveshja përkon me disa kontrata mes Shqipërisë dhe kompanive izraelite në fushën e tregtisë, sigurisë kibernetike, novacionit, menaxhimit të ujit, energjisë, shëndetësisë dhe bujqësisë, sqarohet në faqen zyrtare të Ministrisë izraelite.

Ministria e Jashtme izraelite thekson marrëdhënien e mirë mes dy vendeve, duke cituar edhe mbështetjen e Tiranës zyrtare ndaj Izraelit kundër Iranit dhe Hamasit.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të forta. Tirana ka shprehur mbështetje për Izraelin, duke e shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste dhe duke dënuar sulmet terroriste të Hamasit”, përfundon njoftimi

spot_img

Latest articles

Related articles