Zbardhet brenda 24 orëve plagosja me armë zjarri e ndodhur më 25 shtator në rrugën “Hysni Gërbolli”, ndërsa policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe ka arrestuar një 20-vjeçar, si dhe ka proceduar penalisht dy persona të tjerë të përfshirë në konflikt.
I plagosuri rezulton të jetë Gjenk Karabeg, 33 vjeç, i njohur si këngëtari kosovar Leumasi. Ai u qëllua me armë zjarri në këmbë pas një konflikti të nisur në një lokal.
Sipas hetimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjatë konfliktit, Sajmir Pasmaciu, 54 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj Karabegut dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Për të është caktuar masa e ndalimit dhe është shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Pasmaciu dyshohet për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”.
Gjatë kontrollit në banesën e 54-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu, një thikë dhe municion luftarak.
Në konflikt është përfshirë edhe Samuel Tahiraj, 20 vjeç, i cili dyshohet se është përleshur me disa persona duke përdorur sende të forta. Gjatë përleshjes mbeti i dëmtuar 18-vjeçari A. P.
Tahiraj u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”.
Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar B. P., 49 vjeç, dhe S. P., 18 vjeç, pasi dyshohet se gjatë konfliktit kanë goditur me sende të forta Samuel Tahirajn. Në banesën e 49-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu disa fishekë.
Por hetimi zbuloi edhe një tjetër të dhënë për të plagosurin. Gjatë verifikimeve, policia konstatoi se Gjenk Karabeg ishte person i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës.
33-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burgim, për veprën penale “Posedimi i paauto



