Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi dje, të mërkurën, më 16 shtator 2026, Shtetin Monastik të Athosit dhe Manastirin e Shenjtë e të Madh të Vatopedhit në Greqi.
Rama mbërriti në portin e Dafnit dhe më pas u takua me Guvernatorin Civil të Malit të Shenjtë, Alkiviadh Stefanin. Në vijim, u drejtua për në Manastirin e Shenjtë e të Madh të Vatopedhit, ku u prit nga igumeni, jerond Efremi dhe vëllazëria e manastirit.
Kryeministri shqiptar u shpreh i impresionuar nga arkitektura dhe afresket e manastirit, duke shprehur admirimin e tij.
Gjithashtu, ai deklaroi se ka njohuri për Filokalinë dhe traditën e pasur të Shtetit Monastik të Athosit.
Edi Rama e kaloi natën në Manastirin e Shenjtë e të Madh të Vatopedhit dhe u largua sot në mëngjes. Rama u shoqërua në këtë vizitë ng ai biri Gregu dhe kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo.



