Pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Kosovës nga seanca dhe tërheqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares, procesi i konstituimit të Kuvendit u mbyll sot, pasi u zgjodhën të gjithë kandidatët e tjerë.
Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik” dhe se procesi do të vazhdojë me propozimet e LDK-së.
Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota për.
Ndërsa, pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, Kuvendi arriti ta zgjedhë edhe deputeteten serbe Tanja Vujoviçit, që mori edhe votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa nga LDK-ja.
Nga minoritetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi.
“Konsideroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu, para se ta mbyllte seancën.



