Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e 12 shtatorit në fshatin Urakë të Matit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti “Audi”, të parkuar në oborrin e një banese.
Nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale në automjet.
Pak kilometra më tej, në aksin Rrëshen-Burrel, policia ka gjetur të djegur një automjet “Golf V”, brenda të cilit janë sekuestruar dy kallashnikovë, të djegur pjesërisht



