Sekuestrohen 3 makina luksoze, nis hetimi pasuror ndaj pronarëve

spot_img
Advertisements

Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion për verifikimin dhe sekuestrimin e automjeteve luksoze të dyshuara si të përfituara nga burime të paligjshme financiare.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, u shoqëruan disa prej automjeteve dhe, nga verifikimet e kryera, rezultoi se tre automjete luksoze, të prodhimit të viteve të fundit, nuk justifikoheshin me të ardhurat e njohura dhe të ligjshme të poseduesve/drejtuesve të tyre.

Në vijim të veprimeve verifikuese dhe deklarimeve të marra, automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 3 shtetasit u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

spot_img

Latest articles

Related articles