Administrata gjyqësore në Gjykatën e Tiranës ka vijuar edhe këtë të mërkurë bojkotin e punës, në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave.
Sekretarë gjyqësorë, ftues dhe sanitare kanë ndërprerë shërbimet prej orës 08:00, duke mos qëndruar në detyrë për regjistrimin dhe mbajtjen e seancave gjyqësore.
Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, dyert e administratës gjyqësore vijojnë të jenë të mbyllura për shërbimet, ndërsa punonjësit kërkojnë zgjidhjen e situatës së krijuar lidhur me pagat e muajit gusht.



